RREGULLORE E ZHVILLIMIT TË LOJËS PROMOCIONALE “Duracell Gifts 2019-2020”

Sipas kërkesave të Vendimit Nr.196, datë 15/03/2017 të Këshillit të Ministriva “Për Përcaktimin e Mënyrave, të Formave, Kritereve dhe të Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit, Promocionale”:

Kjo rregullore (“Rregullorja”) ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për lojën promocionale dhe pjesëmarrësit në lojën promocionale “Duracell Gifts 2019-2020” (“Loja Promocionale”) dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.

Loja promocionale “Duracell Gifts 2019-2020” do të lançohet dhe zhvillohet nga data 22 Nëntor 2019 ora 00:01 deri më 30 Janar 2020 ora 23:59 nga Marketing & Distribution shpk, një shoqëri me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 10 Kashar, regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Nr.17675, me NIUS J72124001N.

Me anë të kësaj loje Promocionale, Marketing & Distribution ka për qëllim të promovojë produktin Duracell.

Territori në të cilën do të zhvillohet Loja Promocionale “Duracell Gifts 2019-2020” do të jetë Republika e Shqipërisë.

1. Lloji i Lojës Promocionale

Loja Promocionale është konceptuar si një lojë fati promocionale për blerësit e produktit Duracell. Për tu bërë pjesë e shorteut duhet të kryhet një blerje e produktit Duracell me vlerë minimale 130 Lekë me TVSH (108.33 pa TVSH) dhe të regjistrohet kuponi tatimor në faqen e internetit të organizatorit www.luajduracell.al. Gjatë regjistrimit të kuponit tatimor blerësi duhet të japë dhe të dhënat personale (si emër, mbiemër, mosha, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj). Përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore duke përzgjedhur një fitues nga të gjitha regjistrimet e bëra online.

2. Afatet e pjesëmarrjen në Lojën Promocionale

Platforma online për regjistrim në llotari do të lançohet më datë 22 Nëntor 2019 ora 00:01 dhe do të mbyllet më datë 30 Janar 2020 ora 23:59.

3. Çmimet

Loja do të ketë:
3 fitues “iPhone X”

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet:
a) 1 (një) iPhone X në datën 26 dhjetor 2019
b) 2 (dy) iPhone X në datën 31 janar 2020.

Në vlerë monetare, çmimi për:
“iPhone X” është 129’990 Lekë me TVSH (108’325 Lekë pa TVSH)

Nga pjesëmarrja në llotari do të përzgjidhen në total 3 fitues.

Përzgjedhja e fituesve do të bazohet në metodën e përzgjedhjes rastësore.

Marketing & Distribution mund të refuzojë dhënien e çmimeve në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si rezultat i ndonjë parregullsie, truku dhe/ apo mashtrimi.

4. Pritshmëritë për pjesëmarrje në Lojën Promocionale

Numri i parashikuar i pjesëmarrësve është rreth 3’000 konsumatorë.

5. Pjesëmarrja

Mundësia e pjesëmarrjes në llotari është e hapur për të gjithë konsumatorët 18 vjeç e sipër që bëjnë një blerje të produktit Duracell me vlere minimale 130 Lekë me TVSH (108.33 pa TVSH) në pikat e shitjes në territorin e Shqipërisë dhe regjistrojnë kuponin tatimor gjatë periudhës 22 nëntor 2019 ora 00:01 deri më datë 30 janar 2020 ora 23:59.

Nëse emri i përzgjedhur është një i mitur (nën 18 vjeç) atëherë çmimi do t’i jepet prindit/kujdestarit ligjor. Marketing & Distribution nuk do të promovojë pjesmarrjen e personave të mitur.

Gjatë periudhës së Lojës Promocionale, të gjithë konsumatorët që bëjnë një blerje të produktit Duracell do të përfitojnë një shans për të fituar: 1 nga 3 iPhone X.

Përjashtimi: Bëjnë përjashtim nga pjesëmarrja në këtë lojë promocionale punonjësit e Marketing & Distribution dhe familjarët e tyre.

Kushtet për pjesëmarrje në llotari:
Të gjithë konsumatorët e interesuar që bëjnë një blerje të produktit Duracell me vlerë minimale 130 Lekë me TVSH (108.33 pa TVSH) gjatë periudhës 22 Nëntor 2019 ora 00:01 deri më datë 30 Janar 2020 ora 23:59, dhe regjistrojnë kuponin tatimor në faqen zyrtare të internetit të organizatorit www.luajduracell.al .

Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë lojë duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj.

Regjistrimi:
Çdo konsumator që kryen një blerje sipas kushteve të përcaktuar në pikën 5 më lart, bëhet pjesë e Lojës Promocionale. Për çdo kupon tatimor të regjistruar, aq herë regjistrohet pjesëmarrja në shorte.

6. Regjistrimi në Lojën Promocionale

Çdo konsumator që plotëson kushtet e pjesëmarrjes si më sipër do të marrë pjesë në përzgjedhjen finale.

7. Përzgjedhja e fituesve

Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore nga sistemi në datat 26 dhjetor 2019 dhe 31 janar 2020 ora 15:00 në zyrat e Marketing & Distribution.

Nga sistemi do të përzgjidhen gjithashtu edhe 2 lojtarë rezervë të cilët do të kontaktohen në rast se një nga fituesit nuk përfundon procesin e regjistrimit sipas pikës 9 të kësaj rregulloreje.

Mbasi përzgjidhen fituesit, personat e përzgjedhur njoftohen nëpërmjet një sms rreth llotarisë dhe më pas do të kontaktohen në telefon për të lënë një orar ku i përzgjedhuri duhet të paraqitet për të përfunduar procedurën e llotarisë.

Në përfundim të përzgjedhjes do të mbahet dhe Proces Verbali përkatës.

8. Njoftimi i fituesit

Marketing & Distribution do të njoftojë fituesin pas proçesit të përzgjedhjes me anë të një SMS ose telefonate në numrin e telefonit të mundësuar në momentin e regjistrimit online.

Fitues shpallet konsumatori i cili identifikohet nëpërmjet nje mjeti identifikimi dhe të dhënat korespondojnë me të dhënat regjistruar online.

9. Regjistrimi i Fituesit

Fituesi i përzgjedhur duhet të paraqitet në ditën, orarin dhe vendin që do i komunikohet nga Marketing & Distribution për tu regjistruar si fitues dhe të marrë në dorëzim dhuratën. Në të kundërt, në rast mosparaqitjeje konsumatori i përzgjedhur fitues do të humbasë çmimin e fituar.

Në rast se fituesi për arsye te ndryshme nuk paraqitet për të përfunduar regjistrimin si fitues atëherë do të kontaktohet lojtari i parë rezervë. Për fituesin rezervë do të ndiqet e njëjta proçedurë si më sipër. Ky proçes vazhdon deri në dorëzimin e dhuratave.

10. Përjashtim nga përgjegjësia

Marketing & Distribution nuk do të jetë përgjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentat e nevojshme, dhe/apo nuk regjistriohet sipas proçedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.

11. Ruajtja e dokumentacionit

Çdo konsumator pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Marketing & Distribution mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Marketing & Distribution sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillimit, numri i pjesëmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.

12. Publiciteti

Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet në pikat e shitjes nëpermejt reklamimit me postera, banera, totem, dhe ekspozitorëve.

Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim Marketing & Distribution, në momentin kur lajmërohen se janë fitues.

13. Forca madhore

Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Marketing & Distribution nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen e dhe çdo njoftimi tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar te zhvillohej fushata promovuese.

14. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Në rast mosmarrëveshjes, organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Merret e mirëqënë që të gjithë pjesëmarrësit në këtë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.